image “E kemi testuar rakinë shqiptare, është budallallik ta përdorni kundër koronavirusit”

Rajon

Trajtimi/ “E kemi testuar rakinë shqiptare, është budallallik ta përdorni kundër koronavirusit”

news image

Erand Llanaj, epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës, në një lidhje me skype nga Hungaria për RTV Ora është shprehur se konsumimi i alkoolit apo uiskit nuk ndikon në largimin e koronavirusit, madje mund të rëndojë më shumë shëndetin tuaj.

“Gruaja ime punon në departamentin e mjekësisë parandaluese dhe bën studime për alkoolin dhe kemi bërë disa prova. Kemi marrë raki nga Shqipëria për ta testuar dhe rakia e Shqipërisë shkon diku tek 53 përqind, mirëpo ajo që duhet për të vrarë virusin duhet të jetë mbi 70 përqind. Të jeni të sigurt që të pirit raki apo uiski është një budallallik madje mund të vendoseni në rrezik për jetën”.

“Konsumimi i alkoolit ul imunitetin, e vendosni veten në rrezik për krijimin e kushteve sekondare që COVD-19 mezi po pret. Pra nës keni ndonjë sëmundje tjetër kronike, ju me alkooli po e vendosni veten në rrezik”, shprehet mjeku.