Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi kishte kapur për flokësh një grua, shkruan Gazeta Sinjali.
Raportohet se mbrëmë rreth orës 19:00, i dyshuari pas një mosmarrëveshje kishte kapur për flokësh një grua. Ndërsa, gruaja ka thënë se kishte pranuar edhe disa mesazhe me fjalë fyese nga i dyshuari.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/