Shqiptarja, Hava Bekteshi luan me instrumentin e çiftelisë, si dhe është bërë pjesë e orkestrës gjermane të Hamburgut.
Në një lidhje për “ABC e Mëngjesit”, Hava tregoi se si u bë pjesë e orkestrës. Ajo madje theksoi se çiftelia është një traditë nga vendi i saj i lindjes.
“Unë me profesion jam ekonomiste e diplomuar këtu në Hamburg dhe mësuese e gjermanishtes. Por kam qenë në një koncert shqiptarësh ku mes tyre kam qenë dhe unë. Në këtë koncert është folur se si ka qenë një ditë e komunitetit shqiptar në Hamburg dhe unë kam qenë me çifteli“.
“Kur jam pranuar në këtë projekt, në fillim nuk ka qenë kaq e thjeshtë, por çiftelia ka rënë në sy sepse është edhe një instrument i veçantë”, rrëfeu ajo.
“Në familjen tonë kemi pasur gjithmonë një çifteli, që e vogël në shkollën fillore kam marr pjesë në aktivitete. Unë jam nga Gostivari dhe e kemi traditë çiftelinë”, u shpreh Hava.