Ky është momenti i jashtëzakonshëm, ku qindra studentë iranianë nuk pranojnë të shkelin flamurin amerikan dhe izraelit mes marshimeve antiqeveritare në vend, shkruan “Daily Mail”, ndërsa publikon edhe video e foto.
Klipi i realizuar në Universitetin Shaheed Beheshti të dielën tregon se turmat me qëllim shmangin shkeljen mbi famurin amerikan dha atë izraelit.
Regjimi i Ali Khamenei thuhet se ka pikturuar flamujt në hyrjen kryesore të universitetit që studentët të ecin përmbi, si një shenjë mosrespektimi.
Në vitin 2016, profesori iranian Sadegh Zibakalam, i cili ka shmangur ecjen në flamuj në të kaluarën, tha: “Është një shenjë mosrespektimi ndaj këtij kombi. Vendosja e flamurit të një vendi në tokë dhe shkelja e tij është një gabim, një shenjë mosrespektimi ndaj këtij kombi”, tha ai.
Mijëra protestues u mblodhën të shtunën përpara portës së Universitetit të Teknologjisë Amirkabir pranë ish-ambasadës amerikane në Teheran për të protestuar kundër qeverisë dhe Udhëheqësit Suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei për rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve.
Presidenti Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër për udhëheqësit e Iranit të dielën, duke postuar në Twitter: ‘Për udhëheqësit e Iranit – MOS I VRISNI PROTESTUESIT TUAJ. Mijëra janë vrarë ose burgosur tashmë nga ju, dhe Bota po shikon.
‘Më e rëndësishmja, SHBA po shikon. Kthejeni përsëri internetin tuaj dhe lërini që reporterët të lirë! Ndaloni vrasjen e popullit tuaj iranian’, kishte thënë Trump.