image E habitshme/ Shqiptari i kafshon veshin klientit për 50 euro në Itali

Evropë

E habitshme/ Shqiptari i kafshon veshin klientit për 50 euro në Itali

news image

Një shqiptar në Itali ka sulmuar një klient në një lokal në jug të Trentos. Ky sulm po del të jetë i pazakonshëm, ngase personi me origjinë shqiptare ka kafshuar veshin e viktimës, për 50 euro.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, pasi e kafshoi, shqiptari e goditi burrin me grusht dhe i shtrëngoi qafën derisa ai humbi ndjenjat, përcjell Gazeta Sinjali.

Për të, Prokurori Publik ka kërkuar masën e paraburgimit nga gjyqtari për Hetimet Paraprake.

Për shtetasin shqiptar janë hapur dyert e burgut Spini di Gardolo ku është kufizuar liria e tij.

/GazetaSinjali/