image E guximshmja Amber Rose, emrat e djemve i bën tatuazh në ballë

Bota e Yjeve

Showbiz/ E guximshmja Amber Rose, emrat e djemve i bën tatuazh në ballë

news image

Modelja e njohur, Amber Rose, shquhet për guximin për të eksperimentuar me flokët dhe trupin. Kësaj radhe ajo ka vendosur që dashurinë për dy djemtë ta jetësojë në trupin e saj përmes tatuazheve.

36 vjeçarja derisa po bënte blerje, është fotografuar me një tatuazh goxha të madh që pothuajse ja mbulonte të gjithë pjesën e ballit. Në tatuazh shkruante “Bash” dhe “Slash”. Janë këta emrat e dy djemve të modeles, shkruan Gazeta Sinjali.

Rose tatuazhin e ri nuk e ka bërë akoma publik në rrjete sociale, por ta shohim si do ta presin fansat e saj një veprim të tillë./GazetaSinjali/