Prokuroria Themelore në Gjakovë, ndaj të dyshuarit Sh.Th., ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata kompetente në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
I dyshuari më 31 maj 2022 ka grushtuar bashkëshorten e tij pas mosmarrëveshjeve për higjienën e shtëpisë.
Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se: “Prokuroria njofton se, më 31 maj 2022, në Komunën e Rahovecit, në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri Sh. Th., shkakton dhunë në familje, përkatësisht i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij E.B. Pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me te dëmtuarën, dhe pas një fjalosje që kishin pasur të njëjtën ditë rreth higjienës së shtëpisë, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte mbrapa në veshin e djathë, në krahun e majtë si dhe në shpinë, ku si rezultat i këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore”.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. Th., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 01 maj 2022.