Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, në Forli.
I riu në bashkëpunim dhe me bashkëatdhetarë të tjerë, kishin grabitur dhe dhunuar një të moshuar rreth 80-vjeç në Lignano.
Gjatë grabitjes, prej ku kishin marrë rreth 1000 euro, ata e kishin goditur të moshuarin me aq mizori sa ai kishte pësuar dëmtime serioze në sistemin e frymëmarrjes.
Tashmë i riu është dërguar në burg ku do të vuaj dënimin prej tre vitesh.