image Në pikë të mëngjesit një person hyn me thikë në një pompë derivatesh në Vushtrri, kjo është shuma që u vodh

Siguri

Në pikë të mëngjesit një person hyn me thikë në një pompë derivatesh në Vushtrri, kjo është shuma që u vodh

news image

Një rast i grabitjes ka ndodhur në orët e hershme të ditës së mërkurë, ku një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka terrorizuar punëtorët e një pompe derivatesh në rrugën ‘Skënderbeu’ në Vushtrri.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 të mëngjesit dhe i dyshuari ka grabitur 77 euro para të gatshme dhe një telefon mobil, raporton Gazeta Sinjali.

“Ankuesi mashkull  kosovar  ka informuar se deri sa ishte në vendin e tij të punës, në pompën e derivateve, një personi i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka grabitur 77 euro para dhe një telefon mobil”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/