image E gjuajnë me armë zjarri nga vetura, plagoset një person në Prizren

Kosovë

Siguri/ E gjuajnë me armë zjarri nga vetura, plagoset një person në Prizren

news image

Një persona ka raportuar në polici se persona të pa njohur e kanë plagosur derisa kanë tentuar ta vrasin.

Sipas policisë, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje e kanë qëlluar me armë zjarri viktimën në rrugën “William Voker” në Prizren mbrëmë në ora 20:15.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar  është qëlluar me armë zjarri nga person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje. Viktima pas trajtimit mjekësor  në QKUK është dërguar në Spitalin e Prizrenit,  për trajtim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç njofton policia rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/