image E gjitha familja Hadid pranon kërcënime me vdekje për mbështetjen e Palestinës

Bota e Yjeve

E gjitha familja Hadid pranon kërcënime me vdekje për mbështetjen e Palestinës

news image

Familja Hadid po merr kërcënime me vdekje pas mbështetjes së tyre për Palestinën, ndërsa situata është bërë aq keq sa janë detyruar të ndërmarrin veprime.

Çdo anëtar i familjes Hadid, Gigi, Bella, Anwar dhe madje edhe prindërit e tyre, Mohamed dhe Yolanda kanë marrë mesazhe ogurzezë që i kanë bërë ata të kenë frikë për jetën e tyre.

Siç thonë burimet e mediumit TMZ, këto kërcënime me vdekje vijnë përmes mediumeve të shumta duke përfshirë e-mailet, mediat sociale dhe madje edhe telefonat e tyre celularë, raporton TMZ.

Të njëjtat burime thonë se numrat e telefonit të disa anëtarëve të familjes Hadid janë zbuluar në internet gjatë javës së kaluar.

Ndët tjera, janë shfaqur edhe disa grafike me përshkrime se si ata do të kryenin ekzekutimet e Hadidëve.

Familja Hadid është detyruar të ndryshojnë të gjithë numrat për të shmangur kërcënimet e vazhdueshme, teksa për situatën e rënduar Mohamed po mendon të shkojë në FBI.

/GazetaSinjali/