Familja Kardashian ka arritur të shkojë në pushime luksoze këtë vit pavarësisht se bota është zhytur në një pandemi.
“Superylli i famshëm, Kim Kardashian dhe pjesa tjetër e familjes së saj, me siguri dijnë të ruajnë paratë që t’i shpenzojnë në pushime të bollshme, madje edhe gjatë bllokimit të koronavirusit!”, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Sinjali.
Kim Kardashian bëri udhëtimin e saj të parë gjatë pandemisë në mars dhe ka vazhduar të shkaktojë polemika dhe deri më tani familja ka injoruar haptazi rregullat në një përpjekje për të “pretenduar se gjërat janë normale” në largimet e tyre luksoze. /Gazeta Sinjali/