image E gjeti kuletën në rrugë dhe e mori për vete, policia e arreston 42 vjeçarin - Sinjali

E gjeti kuletën në rrugë dhe e mori për vete, policia e arreston 42 vjeçarin

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mërkurën në Han të Elezit, me inicialet D.A, pasi që i njëjti e ka përvetësuar një kuletë me të holla që e kishte gjetur në rrugë, njofton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, me datë 28 të muajit korrik gjatë orës 19:00, shtetasit të Maqedonisë së Veriut me inicialet B.Xh i kishte rënë kuleta në tokë dhe i kishte humbur.

Dyshohet se personi B.Xh pasi kishte blerë gjëra ushqimore në dyqan, i ka rënë portofoli në pikën kufitare në Han të Elezit, në rrugën “Adem Jashari”.

Ndërkaq, banori i Hanit të Elezit e kishte gjetur atë dhe e kishte marrë për vete.

Policia bënë të ditur se brenda portofolit kishte dokumente personale të zviceranit dhe para të gatshme rreth 175 euro dhe 30 franga.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal “Shpërdorim i pasurisë së huaj’’ dhe rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Ndërsa në prani të policisë, pronarit i janë kthyer paratë dhe dokumentet.

Njoftimi i plotë:

Shpërdorim i pasurisë së huaj

Stacioni policor në Han të Elezit , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj me datën 28.07.2021, rreth orës 19:00 kishte pranuar një informacion nga një person me inicialet B.XH, shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili posa ka kaluar pikën kufitare në Han të Elezit, në rrugën ‘’Adem Jashari ‘’,  pasi kishte blerë ca gjëra ushqimore në një dyqan , i kishte rënë portofoli. Me të kuptuar që nuk e ka portofolin,  e lajmëron policinë dhe jep deklaratë me shkrim në stacionin e policisë  .

Policia, pas një pune hetimore dhe grumbullimit të disa informacioneve , siguron informacione rreth personit të dyshuar që ka marr portofolin dhe me datën 11.08 .2021 e shoqëron të dyshuarin me inicialet D.A ( M/K) i moshës 42 vjeçar, nën dyshimin së në mënyrë të kundërligjshme kishte përvetësuar dhe mbajtur në pronësi pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në këtë rast portofolin me dokumente personale të tij zvicerane dhe para rreth 175 euro dhe 30 franga.  

Në lidhje me këtë policia,  pasi interviston të dyshuarin , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , ndaj tij iniciohet rast penal ‘’ Shpërdorim i pasurisë së huaj’’ dhe rasti mbetet në procedurë të rregullt., ndërsa në prani të policisë,   pronarit i kthehen  paratë dhe dokumentet. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin