image E dhimbshme: Vdes një fëmijë 16 muajsh nga koronavirusi

Shqipëri

E dhimbshme: Vdes një fëmijë 16 muajsh nga koronavirusi

news image

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën 657 qytetarë mes tyre dhe shumë të rinj, por asnjëherë deri më sot nuk kishin fëmijë që ka humbur betejën nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Mësohet se një fëmijë 16 muajsh me inicialet A.K., me origjinë nga Durrësi, prej ditësh i intubuar në reanimacionin e këtij shërbimi, nuk ka mundur të mbijetojë dhe kështu ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Fëmija ka qenë i shtruar në repartin infektiv në Pediatrinë e QSUT.

Kujtojmë se prej javësh tashmë në Shqipëri po shënohen shifra rekord me raste të reja, ku ditët e fundit ka kaluar mbi 700. /Gazeta Sinjali/