Gjatë ditës së djeshme një 18-vjeçar nga Suhareka ka vdekur në vendin e tij të punës në Slloveni, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas mediave sllovene, Ilirijani nga fshati Nishor i Suharekës, pas plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Gjyqtari hetues i Gjykatës së Rrethit Nova Gorica dhe zyra e prokurorit shtetëror u informuan për aksidentin në punë dhe inspektorati i punës po merret me rastin.