image E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 42-vjeçarit që vdiq pasi u rrokullis me traktor në Gremnik të Klinës

Kosovë

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 42-vjeçarit që vdiq pasi u rrokullis me traktor në Gremnik të Klinës

news image

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor që ka ndodhur dje në fshatin Gremnik të Klinës.

Viktima është Ardion Kalludra, i cili dyshohet se, derisa po lëvizte me traktor, është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lamtumira e fundit për të ndjerin do të jepet sot në orën 19:00, në varrezat e fshatit Gremnik.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/