image E dhimbshme: Polici i rënë në veri la pas vetes gruan e tre fëmijë

Sociale

E dhimbshme: Polici i rënë në veri la pas vetes gruan e tre fëmijë

news image

Vrasja e policit, Afrim Bunjaku, tronditi vendit tonë mëngjesin e sotëm, pasi i ndjeri mbeti i vdekur teksa ishte në detyrë, ku së bashku me disa nga kolegët e tij, u sulmuan në hyrje të fshatit Bajnskë nga grupe të armatosura serbe, raporton Gazeta Sinjali.

Në familjen e tij, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë kanë nisur vizitat e familjarëve për ngushëllime, ku siç raporton Klani, pran shtëpisë së policit po qëndrojnë Policia e Kosovës dhe autoambulanca, pasi gjendja emocionale e familjarëve të tij është jo e lehtë.

Afrim Bunjaku ka lënë prapa vetës gruan dhe tre fëmijë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është jo e mirë aktualisht.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, familjarët kanë shkuar edhe në QKUK ku kanë marrë lajmin se po kryhet obduksioni i policit të rënë në krye të detyrës e tek më pas do të mund ta marrin trupin e familjarit të tyre.

/GazetaSinjali/