Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti me fatalitet, i cili ka ndodhur në rrugën Skenderaj – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Lushtë, rreth orës 13:50.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Deli Osmani, 66-vjeçar.
I ndjeri humbi jetën, si pasojë e lëndimeve të marra pasi vetura të cilën e drejtonte, u përplas me një autobus.
Nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se përveç viktimës, një person tjetër ka marrë lëndime dhe është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.