image E dhimbshme: Ky është burri që u godit për vdekje nga vetura në Drenas

Siguri

E dhimbshme: Ky është burri që u godit për vdekje nga vetura në Drenas

news image

Gazeta Sinjali pak më herët ka raportuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Dobroshevc të Drenasit, ku si pasojë e goditjes nga vetura ka humbur jetën një person.

Sinjali mëson se viktima është 56-vjeçari nga Gllanasella, Selver Lladrovci.

Lladrovci nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku i cili ka dalë me ekipin mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për obduksion, teksa është identifikuar edhe i dyshuari.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bardh i madh-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti.

/GazetaSinjali/