Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Qirez të Skenderajt, ku një person ka humbur jetën tragjikisht te një gurthyes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Vesel Zejnullahu, 65-vjeçar.
Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia, të cilët kanë bërë me dije se tani për tani janë të paqarta rrethanat e vdekjes.
“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani per tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshes madhore! Njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes!”, thanë nga Policia.
Sinjali merr vesh se i ndjeri mori lëndime të rënda trupore, që rezultuan të jenë fatale, pasi dyshohet se e ka zënë ekskavatori.