Para 10 ditësh një 62-vjeçari nga Gurrakoci i Istogut i është djegur 60 për qind e trupit, derisa ishte duke e kositur barin, në oborrin e shtëpisë.
Pas gjithë këtyre ditëve trajtim mjekësor në QKUK, ai nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve që mori dhe fatkeqësisht sot ndërroi jetë.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda Emergjencës, të cilat kanë njoftuar se pas marrjes së informacionit për vdekjen e tij, prokurorja kujdestare e Krimeve të Rënda ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Siç mëson Sinjali, sipas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, po ashtu duke u bazuar në raportin e inspektorit mbi parandalimin e zjarrit nuk mund të përjashtohet mundësia se viktima është vetaksidentuar në oborrin e shtëpisë së tij.
Ndryshe, të afërmit e tij kishin arritur që t’ia largojnë teshat nga trupi dhe me autoambulancë ta dërgojnë në QMF në Istog e më pas në QKUK, por që nuk ka arritur të mbijetojë.