image E dhimbshme: Humb jetën 17-vjeçari që u lëndua në aksidentin te rrethrrotullimi në Prishtinë

Siguri

E dhimbshme: Humb jetën 17-vjeçari që u lëndua në aksidentin te rrethrrotullimi në Prishtinë

news image

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, tronditi gjithë Kosovën. Një veturë kishte rënë nga rethrrotullimi në Lakrishte, që lidh Prishtinën me Fushë-Kosovën, Mitrovicën dhe Ferizajn, ndërsa ishin lënduar tre persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë të ditur se 17-vjeçari i cili kishte lëndime më të rënda, ka ndërruar jetë këtë mbrëmje.

Ditë më parë, Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, kishte deklaruar se 17-vjeçari ishte duke u mbikëqyrur në intenzivë.

“17 vjeçari është trajtuar në Emergjencë, gjendja e tij është më e rëndë. Mjekët i kanë kryer të gjitha intervenimet e duhura, tash mbikëqyrja i tij do të vazhdojë në Intenzivë”, kishte deklaruar Syla.

/GazetaSinjali/