image Vetura bie nga rrethrrotullimi, dalin pamje te reja nga aksidenti ku mbetën tre të lënduar

Siguri

Vetura bie nga rrethrrotullimi, dalin pamje te reja nga aksidenti ku mbetën tre të lënduar

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mëngjesin e së hënës në hyrje të Prishtinës.

Një veturë ka rënë nga rethrrotullimi në Lakrishte, që lidh Prishtinën me Fushë-Kosovën, Mitrovicën dhe Ferizajn.

Sot janë pulikuar pamje të reja nga vendi ku ka ndodh aksidenti si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar tre persona.

Ndryshe, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon trajtimi i tre personave që u lënduan në aksidentin në Lakrishte të Prishtinës, ku vetura ka rënë nga rrethrotullimi.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë.

“20 vjeçari është trajtuar në Emergjencë, gjendja e tij është më e rëndë. Mjekët i kanë kryer të gjitha intervenimet e duhura, tash mbikëqyrja i tij do të vazhdojë në Intenzivë”, tha Syla për Gazetën Sinjali.

“Dy të lënduarit tjerë janë janë duke u trajtuar në Kirurgji Torakale”, deklaroi Syla

Ndryshe, tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku në Prishtinë, ku vetura ka rënë nga rrethrotullimi në lagjen Lakrishte.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, deklaroi ajo.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.


/GazetaSinjali/