image E rëndë/ Gjendet pa shenja jete një i mitur në një serrë në Viti

Siguri

E rëndë/ Gjendet pa shenja jete një i mitur në një serrë në Viti

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur dje është gjetur pa shenja jete në një serrë afër shtëpisë së tij në Viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Njësia relevante ka dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar ende dhe është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”./GazetaSinjali/