Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethinën e Konstancës, në Gjermani, ku humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku një 6-vjeçare me prejardhje nga Kosova, Sihana Gashi, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas familjarëve të saj, Sihanës do t’i jepet lamtumira e fundit nesër në orën 14:00, te varrezat në Sarnen të Zvicrës.
Në aksident kanë pësuar lëndime të rënda edhe prindërit e vajzës, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare.