Një person ka shpërthyer në sharje e ofendime ndaj policëve në Mitrovicë. Këta të fundit ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik gjatë ndalimit në rrugën “Shmsi Ahmeti”.
Menjëherë pasi ka eskaluar në ofendime dhe ka refuzuar t’i përfillte urdhrat, ai është arrestuar nga zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/