Aktori hollivudian Brad Pitt, së fundmi është bërë pikësynim i mediave rozë për shkak të lidhjes së tij me modelen bukuroshe, Nicole Potularski, shkruan Gazeta Sinjali.
Ylli gjerman, Nicole Potularski, shokoi mediat pasi u mësua se krahas lidhjes romantike me Brad Pitt është edhe në një martesë të hapur.
Mirëpo, duket se fansat më tepër interes kanë të mësojnë se si është marrëdhënia e saj me ish-bashkëshorten e Pitt, e cila duket se nuk është e lumtur me vendimet që ish-i i saj mori për jetën e tij personale.
Një fans ka pyetur modelen nëse ajo dhe Angelina urrehen, por duket se situata është krejt ndryshe.
“Ne nuk urrejmë askënd. Ne duam. Ne mbështesim. Ne qeshim. Jeta është e bukur”, shkruan 27-vjeçarja, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për një armiqësi mes vajzave./Gazeta Sinjali/