Kylian Mbappe duket se do të vazhdojë aventurën e tij tek PSG.
Sipas raportimeve të fundit, Mbappe ka vendosur që të vazhdojë kontratën me parisienët.
E përditshmja franceze, Le Parisien raporton se Mbappe ka vendosur që të zgjasë kontratën me PSG-në edhe për dy vite të tjera, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Kjo mund të jetë një goditje për Real Madridit të cilët kanë qenë të sigurt deri më tani në nënshkrimin e francezit me parametra zero këtë verë.