Është tërhequr nga gara për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veri, Aleksandër Arsenijeviq nga Iniciativa Qytetare Mbijetesa serbe. Ai dorëheqjen e ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me 2 dhjetor, raporton Sinjali.
Derisa ai kishte shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut si i vetmi nga nacionaliteti serb për zgjedhjet lokale.
Ai përfaqëson Iniciativën Qytetare “Srpski Opstanak” (Mbijetesa serbe) i cili vazhdimisht kritikonte Listen Serbe.
Derisa tash në garë kanë mbetur Betim Osmanit nga Iniciativa Mitrovica, Taulant Kelmendit nga PDK-ja dhe Erden Atiqit nga VV-ja.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, tha për Sinjalin tha se më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja për tërheqjen e subjekteve politike, kanë pranuar njoftimin për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Srpski Opstanak”, Aleksandar Arsenijevic, nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut.
“Në arsyetimin me shkrim që kemi pranuar, ai ka tërhequr kandidaturën e tij me vullnet të lirë”, tha Elezi.