image E 'bombardoi' portën e Çekisë, fanella e Nedim Bajramit shitet për mijëra euro

Futboll

E ‘bombardoi’ portën e Çekisë, fanella e Nedim Bajramit shitet për mijëra euro

news image

Shqipëria që nga ardhja e trajnerit Sylvinho, po luan futboll të bukur, nga ku po dalin edhe rezultatet. Madje është shndërruar edhe në një “arrë të fortë” për kundërshtarët duke shënuar edhe eurogola.

Kjo sigurisht që po e bën shumë të lumtur brazilianin i cili mori në dorë këtë kombëtare.

Në listën e golave të bukur të futbollistëve shqiptar, padyshim është edhe goli spektakolar të cilin e shënoi Nedim Bajrami.

Ai e bombardoi portën e Çekisë duke barazuar rezultatin 1:1, ndërsa 24 vjeçari si duket se po pëlqehet mjaft nga tifozët.

Atij i është shitur fanella e tij e kombëtarës me numrin 10, për një çmim goxha të lartë.

Ajo u shit për 1 mijë e 844 euro (1 mijë e 729 eurosh).

Kështu tregojnë të dhënat e Match Worn Short.

Nedim Bajrami

/GazetaSinjaliSport/