image E bëri gruan për Emergjencë, arrestohet për dhunë në familje 24-vjeçari në Kaçanik

Siguri

E bëri gruan për Emergjencë, arrestohet për dhunë në familje 24-vjeçari në Kaçanik

news image

Një person është arrestuar dje rreth orës 15:00 në fshatin Begracë të Kaçanikut, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Rastin e ka konfirmuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj përmes një komunikate për medie, ku bëhet e ditur se i dyshuari me inicialet D.G., 24-vjeçar i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij, e cila si pasojë e dhunës fizike mori trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet D.G (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet L.V ( F/K) e moshës 23 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore e cila për trajtim mjekësorë ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/