“E bëra për të dalë në TV”. Ky është rrëfimi shqetësues i Jonty Bravery, djalit 18-vjeçar nga Londra- i cili 4 gushtin e kaluar shtyu një djalë 6-vjeçar francez nga tarraca e katit të dhjetë e muzeut ‘Tate Modern’ në Londër, i cili ishte me pushime me prindërit e tij.
Deklarata e paprecedentë e vrasësit u bë gjatë një video dëshmie nga ana e tij nga një spital në kryeqytetin britanik.
Fëmija francez fluturoi nga kati i dhjetë në të pestin, duke iu shkaktuar fraktura të shumta dhe madje edhe një hematomë cerebrale, por fatmirësisht arriti të mbijetojë.
Tani ai po i nënshtrohet një trajtimi të gjatë mjekësor dhe rehabilitues. Ai as nuk mund të flasë dhe as nuk mund të hajë, por vetëm buzëqesh dhe herë pas here lëviz pak këmbët.