image E ardhmja e Salahut do të zbardhet para janarit - Sinjali

E ardhmja e Salahut do të zbardhet para janarit

news image

Ylli Mohamed Salah, ka kontratë me klubin anglez Liverpool deri në verën e vitit 2023, mirëpo ky klub po përpiqet që t’ia vazhdojë ende kontratën atij, shkruan Sinjali Sporti.

Bisedimet mes Salah e klubit kanë nisur dhe çështja pritet të përfundojë në janar të vitit të ardhshëm.

Kështu shkruan portali “Football Insider”.

Sipas raportimeve, The Reds do t’i propozojnë Salahut kontratë afatgjate.

Salah nuk e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Liverpooli, por kërkon rrogë më të lartë.

Salah është sot një nga sulmuesit më në formë në futbollin evropian. 

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: