image E ardhmja e Marash Kumbullës merr drejtim tjetër, ja ku pritet të transferohet shqiptari

Futboll

E ardhmja e Marash Kumbullës merr drejtim tjetër, ja ku pritet të transferohet shqiptari

news image

Drejtuesit e dy klubeve italiane, Interit dhe Lazios po vazhdojnë një betejë në merkato. Në lojë është mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.

Presidenti bardhekaltër ka rritur ofertën nga 20 në 22 milionë euro plus kartonin e Andre Andersonit, por i është dashur të përballet me propozimin e Interit.

Zikaltrit janë shtyrë të ofrojnë 30 milionë euro plus kartonin e sulmuesit 18-vjeçar Edi Salcedo (i huazuar momentalisht te verdheblutë) dhe një talenti të akademisë.

Në këto shifra, tentativa e Lazios duket e kotë. Lotito nuk mund ta barazojë dhe as nuk dëshiron ta bëjë, ka kaluar që tani përtej ofertave tradicionale. Asnjëherë më parë nuk ka shpenzuar 22 milionë për një lojtar të vetëm. /Gazeta Sinjali