image Dyshonin se ishin infektuar nga koronavirusi, burri qëllon për vdekje gruan dhe veten

Botë

SHBA/ Dyshonin se ishin infektuar nga koronavirusi, burri qëllon për vdekje gruan dhe veten

news image

Një burrë 54 vjeç në SHBA e ka qëlluar për vdekje gruan e tij dhe më pas veten. Autoritetet thonë se ishte një vrasje-vetëvrasje sepse mendonin që ishin të infektuar me koronavirus.

Sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Qarkut Will, policët që kishin shkuar për të kryer një kontroll mirëqënie, kanë zbuluar kufomat e Patrick Jesernik 54 vjeç dhe Cheryl Schriefer 59 vjeç. Trupat e tyre u gjendën në dhoma të ndara në shtëpi dhe të dy ishin qëlluar në kokë me një revole e cila ndodhej pranë Jeserink.

Autoritetet deklaruan se të gjitha dyert dhe dritaret brenda shtëpisë ishin mbyllur nga brenda dhe shtëpia ishte e rregullt, nuk kishte shenja luftimi. Personi që njoftoi policinë u shpreh se ishte shqetësuar për faktin që nuk i kishte parë dhe komunikuar më me ta.

Është raportuar se Schriefer kishte vështirësi në frymëmarrje, e cila është një nga simptomat e koronavirusit.

Të nesërmen, një autopsi zbuloi se gruaja ishte qëlluar në pjesën e pasme të kokës në distancë të afërt. Vdekja e saj u vendos si një vrasje. Jesernik vdiq si pasojë e një plagë me armë të vetë-shkaktuar, dhe vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje. Burri dhe gruaja dolën negativ për COVID-19. /Gazeta Sinjali/