NATO është përfshirë në përpjekjen e mbrojtjes që po bën Shqipëria ndaj sulmit kibernetik që prej të premtes së kaluar.
Kjo u konfirmuar nga vetë kryeministri Edi Rama teksa sot ndodhej në një tryezë me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste pas përmbylljes me sukses të garave për përzgjedhjen e tyre në të 61 bashkitë e vendit.
“Jemi në kushte të sulmit kibernetik super te sofistikuar. Ka përfshirë në procesin e mbrojtjes dhe kundërsulmit NATO në kundërsulm. Dhe po punohet me një skuadër përtej skuadrës tonë”, tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë ka dy shtete që Shqipëria dyshon që kanë ndërmarrë këtë sulm të rëndë dhe të sofistikuar. Megjithatë Rama nuk ka përmendur emra duke thënë se ende nuk është vërtetuar me prova se cili prej tyre ka sulmuar portalet qeveritare.
Duke u ndalur tek kompleksiteti i këtij sulmi, kryeministri theksoi se është tepër i rëndë dhe se nuk bëhet fjalë për hakera të thjeshtë që sulmojnë qeverinë.
Rama shtoi se të gjitha të dhënat nuk janë dëmtuar, pasi në to nuk ka informacione sekrete dhe që dëmtojnë shtetin.
“Platforma është rikthyer në punë dhe po vazhdon puna për rikthimin e shërbimeve. Pas një sulmi shumë kompleks dhe që ne besojmë është një sulm i organizuar nga një shtet. Nuk është çështje hakerash, por është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk e dimë ende me binde të plotë ta verifikojmë shtetin. Dy janë shtet që dyshojmë e them këtë për të thënë se sulmi është kompleks dhe agresiv. Sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre. Nuk janë zhdukur të dhënat e shteti. Nuk mban AKSHI të dhëna. Është një dispeçer. Dhe bëhet fjalë për dokumente zyrtarë. Janë dokumente jo sekret. Dhe kjo është situata. Sistemet kanë filluar të kthehen në punë. Është e neveritshme të shikosh se si lajmet e rreme pa lidhje janë lëshuar. U detyrove të bëj prononcim. Së është e paimagjinueshme të shpifet. Që vë gjoba. Se banda shqiptare gjoba në Shqipëri ka”, tha kryeministri Rama.