image Dyshohet se vodhi disa shtëpi në Rahovec, arrestohet 21 vjeçari

Kosovë

Drejtësi/ Dyshohet se vodhi disa shtëpi në Rahovec, arrestohet 21 vjeçari

news image

Është arrestuar një person i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale vjedhje dhe vjedhje të rënda të ndodhura në kontinuitet që nga muaji janar i këtij viti.

Personi i dyshuar B.Sh 21 vjeçar, gjatë kësaj periudhe ka kryer disa vepra penale të vjedhjeve të rënda kryesisht duke depërtuar në shtëpitë e pabanuara me ç’rast vlera e gjërave të vjedhura është e konsiderueshme.

“Hetuesit policor kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë edhe provat materiale që personi i dyshuar i ka vjedhur në lokacione të ndryshme”, thuhet në komunikatën për media.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit personi i dyshuar mbahet në ndalim policor për 48 orë e poashtu lidhur me rastet është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar për veprën penale blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale i cili në vazhdimësi kishte blerë gjëra të ndryshme nga personi i dyshuar./GazetaSinjali/