image Dyshohet se vodhën 10 mijë euro, arrestohen dy persona

Siguri

Dyshohet se vodhën 10 mijë euro, arrestohen dy persona

news image

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy shtetas të Kosovës, të cilët po dyshohen për mashtrim, transmeton Sinjali.com.

B.K. (29 vjeç) dhe B.E. (33 vjeç) dyshohen të kenë marrë nga persona të ndryshëm shuma të caktuara parash, që në total arrijnë vlerën rreth 10 mijë euro, duke u premtuar atyre se do të ua rregullonin dokumentet për të punuar jashtë vendit.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani. Deri tani në polici si viktima të këtij mashtrimi janë paraqitur 5 persona, andaj marrë në konsideratë këtë fakt, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë hetimet, para se rasti të kalojë në institucionet kompetente./Sinjali.com/