image Dyshohet se u mori para kosovarëve për viza Shengen, përfundon në pranga të policisë

Siguri

Dyshohet se u mori para kosovarëve për viza Shengen, përfundon në pranga të policisë

news image

Gjatë ditës së sotme një person me inicialet A.G., është arrestuar nga policia, pasi që i njëjti dyshohet për kontrabandim me emigrantë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari u ka siguruar viza Shengen qytetarëve të Kosovës në Ambasadën e një shteti të huaj.

A.G., dyshohet se qytetarëve ua merrte nga 3 mijë deri në 5 mijë euro për sigurimin e një vize.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së dyshuarit janë gjetur një revole 7.65, “Cr.Zastava”, 32 plumba të revoles 7.65 mm, këllëf i revoles “Cr Zastava”, një revole Ekol Aras Magnum, një Iphone 11 Pro Max, mbi 6 mijë euro gjithashtu dinar të Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Renda, i njëjti dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore“, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/