image Prangoset një 50-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se dhunoi fizikisht e psiqikisht gruan e tij

Siguri

Prangoset një 50-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se dhunoi fizikisht e psiqikisht gruan e tij

news image

N.E., 50-vjeçar është prangosur nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Vezir Jashari”, në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

50-vjeçari dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psiqikisht bashkëshorten e tij me iniciale L.N., 44-vjeçare.

Për shkak të lëndimeve që ka pësuar, 44-vjeçarja është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/