image Dyshohet se po kontrabandonte emigrantë në Itali, arrestohet në Merdare 25-vjeçari nga Kosova - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Dyshohet se po kontrabandonte emigrantë në Itali, arrestohet në Merdare 25-vjeçari nga Kosova

news image

Mesditën e sotme, në pikën kufitare në Merdare, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me emigrantë”, raporton Gazeta Sinjali.

Policia kufitare kishte hasur një veturë me targa italiane, në të cilën ndodheshin pesë persona, dy shtetas të Sllovakisë (nëna 35-vjeçari dhe djali i saj 4-vjeçar), një 25-vjeçar nga Kosova dhe dy të mitur po ashtu kosovarë.

Gjatë trajtimit të tyre, policia ka dyshuar se ky mund të jetë një rast i trafikimit me emrigantë.

Prandaj, është arrestuar Q.P, i cili është intervisuar në praninë e avokatit të tij.

Ndërkaq, dy fëmijët nga Kosova janë intervistuar në prezencë të prindërve të tyre.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se dy të miturit kosovarë kishin arritur marrëveshje me të dyshuarin që i njëjti t’i dërgojë ata pa dokumente në Itali.

“Gjatë procedurave të intervistimit dhe provave tjera, dyshohet se dy të miturit, meshkuj kosovarë, kishin marrëveshje paraprake me të dyshuarin që të dërgoheshin në Itali pa poseduar dokumente për të lëvizur në zonën Schengen”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari, me vendim të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale “Kontrabanda me emigrantë”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin