Në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, mbrëmë rreth orës 20:30, janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se arsyeja e arrestimit të tyre është për shkak se ekziston dyshimi i arsyeshëm që këta tre persona kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë në lokalin e tyre.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë njoftojnë se pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /GazetaSinjali/