Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar me inicialet S.B. nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas prokurorisë, i dyshuari S.B. akuzohet se gjatë luftës, përkatësisht gjatë viteve 1998-1999, kishte marrë peng dy viktima të moshës 60-vjeçare dhe ndaj tyre kishte bërë trajtim çnjerëzor.
Rasti kishte ndodhur në fshatin Bellopojë të Komunës së Pejës.
“I pandehuri S.B. akuzohet se gjatë kohës së luftës, gjatë viteve 1998 – 1999, kishte marr peng dy viktima të rastit (bashkëshortë) T.K. dhe R.K., qytetarë të moshës 60 vjeçare, si dhe ndaj tyre kishte bërë trajtim çnjerëzor, maltretim fizik dhe psikik, ndërkaq ngjarja kishte ndodhur në fshatin Bellopojë Komuna e Pejës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /GazetaSinjali/