image Dyshohet se lëshoi dy leje ndërtimi kundërligjshëm, aktakuzë për drejtorin e Urbanizmit në Gjilan

Drejtësi

Dyshohet se lëshoi dy leje ndërtimi kundërligjshëm, aktakuzë për drejtorin e Urbanizmit në Gjilan

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, i pandehuri gjatë vitit 2019, duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare si Drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit, nuk ka përmbushur detyrat e tij zyrtare.

Ai kundërligjshëm, duke e anashkaluar interesin e institucionit ka lëshuar dy leje ndërtimore për dy kompani ndërtimi.

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që ta shpallë fajtor të pandehurin për këtë vepër penale dhe t’i shqiptojë edhe dënim plotësues, dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbim publik./Gazeta Sinjali/