image Dyshohet se kreu vetëvrasje polici që mbrojti Kongresin amerikan gjatë trazirave

Botë

Dyshohet se kreu vetëvrasje polici që mbrojti Kongresin amerikan gjatë trazirave

news image

Një oficer veteran policie, njëherësh anëtar i policisë së Capitolit, vendi ku ndodhën trazirat javën e kaluar në SHBA, në të cilin kishte viktima, dyshohet se kreu vetëvrasje, raporton The New York Times, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo u njoftua sot nga zyrtarët, gjersa shtuan se kjo është një goditje tjetër për policinë e ngarkuar në ruajtjen e Kongresit amerikan, sepse një oficer policie vdiq gjatë trazirave të së mërkurës së kaluar.

Howard Liebengud (51), i cili vdiq të shtunën, nuk ishte në detyrë, njoftoi policia.

“Ai ishte një divizion që ruante Senatin dhe ka qenë në departamentin tonë që nga muaji prill i vitit 2005. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Ne kërkojmë që familja e tij, oficerët e policisë dhe familjet e tyre të kursehen nga ngacmimet gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Departamenti i policisë nuk e ka mbyllur çështjen dhe ende po heton rrethanat në të cilat ai vdiq, por gazetat dhe reporterët, si “Punchball News”, pretendojnë se Libengood i mori jetën vetes, duke deklaruar se nuk dihet se çfarë e shkaktoi një veprim të tillë.

Departamenti i Policisë së Capitol Hillit është nën mbikëqyrje intensive për shkak të lëshimeve rreth protestuesve që sulmuan Kongresin dhe Shefin, Stephen Sand, që dha dorëheqje, i cili do të hyjë në fuqi më 16 janar. 

/Gazeta Sinjali/