image Dyshohet se falsifikoi dokumente, arrestohet një person në Podujevë

Siguri

Dyshohet se falsifikoi dokumente, arrestohet një person në Podujevë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, raporton Gazeta Sinjali.

Njësiti i hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit, kanë gjetur dhe sekuestruar:

  • Dokumente të ndryshme të falsifikuara,
  • 12 USB,
  • Një shtëpizë kompjuteri,
  • Një DVR.

Policia nuk ka dhënë informacione se çfarë dokumente ka falsifikuar i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/