Dyshohet se është infektuar me koronavirus një punëtore e një çerdhes, në Fushë Kosovë.–
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Fushës Kosovës, përmes një njoftimi në të cilin thotë se punëtorja e cila dyshohet se është infektuar është rast kontakti, transmeton Gazeta Sinjali.
Për më tepër, në njoftim thuhet se çerdhja “Gëzimi Ynë”, në Fushë Kosovë, nuk do të hapet edhe për një kohë deri në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet rasti. /Gazeta Sinjali/.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të komunës së Fushë-Kosovës:
Institucioni Edukativ, Arsimorë, Parashkollorë “Gëzimi Ynë” nuk do të hapet edhe për një kohë edhe pse është i gatshëm për të ofruar shërbim.
Arsyeja e mos hapjes është një rast i dyshimtë kontakti i një punëtore në këtë institucion, me familjarët e të infektuarve nga komuna e Vushtrrisë.
Në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet ky rast atëherë do të merret edhe vendimi për hapjen e IEAP “Gëzimi Ynë”
Faleminderit për mirëkuptim!