image Dyshohet se dhunoi të miturën nga Kllokoti dhe e la shtatzënë, Gjykata merr vendim për 20-vjeçarin

Siguri

Dyshohet se dhunoi të miturën nga Kllokoti dhe e la shtatzënë, Gjykata merr vendim për 20-vjeçarin

news image

Një 20-vjeçar me prejardhje nga Shqipëria, por që jeton që një kohë në Mogillë të Kllokotit po dyshohet për dhunimin e një 16-vjeçareje, e cila ka mbetur shtatzënë dhe ka lindur para pak ditësh në Spitalin e Gjilanit. Ndaj Amarildo Veselit, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit, kërkesë kjo që është aprovuar nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, i cili ka thënë se të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ndryshe, Gazeta Sinjali raportoi të dielën se nëna e vajzës ka deklaruar se fëmija që ka lindur e bija është i 20-vjeçarit Veseli, që dyshohet se e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.

Kjo deklaratë e nënës, një ditë pasi e mitura ka lindur, ka bërë që Policia të vihet menjëherë në lëvizje dhe të shoqërojë të dyshuarin në stacion policor, për t’u përballur me denoncimin ndaj tij.

Aty, siç mëson Sinjali, i dyshuari e ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e mitur dhe se fëmija që ka lindur ajo, nuk është i tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/