image Ky është 20-vjeçari nga Shqipëria i dyshuar për dhunimin e 16-vjeçares në Kllokot, kërkohet paraburgim ndaj tij

Siguri

Ky është 20-vjeçari nga Shqipëria i dyshuar për dhunimin e 16-vjeçares në Kllokot, kërkohet paraburgim ndaj tij

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një ngjarje mjaft të hidhur që ka ndodhur në fshatin Mogillë të Kllokotit, ku një 16-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe ka mbetur shtatzënë, me ç’rast ka sjellur në jetë një fëmijë. Nëna e vajzës ka deklaruar se fëmija që ka lindur e bija është i një 20-vjeçari që dyshohet se e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.

Sinjali mëson se i riu që po dyshohet për këtë rast është Amarildo Veseli, i cili është me prejardhje nga Shqipëria, por punon dhe jeton në Mogillë.

Ndaj tij, tashmë Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, kërkesë kjo që është dërguar në Gjykatën Themelore në Gjilan, ku së shpejti i dyshuari pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Si ndodhi rasti dhe kush dyshohet se e dhunoi të miturën?

Burimet nga spitali thonë për Sinjalin se sipas nënës së të miturës, foshnja që e ka lindur vajza e saj është jashtëmartesor dhe babai i fëmijës është 20-vjeçari Amarildo Veseli.

Kjo deklaratë e nënës ka bërë që Policia të vihet menjëherë në lëvizje dhe të shoqërojë të dyshuarin në stacion policor, për t’u përballur me denoncimin ndaj tij.

Aty, siç mëson Sinjali, i dyshuari e ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e mitur dhe se fëmija që ka lindur ajo, nuk është i tij.

Pas marrjes së deklaratave nga personat e përfshirë në rast, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe më pas është bërë kërkesa për paraburgim.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për vendimin e Gjykatës lidhur me këtë rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/