Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunimi”, shkruan Gazeta Sinjali.
I arrestuari dyshohet se e kishte dhunuar seksualisht një femër në muajin shtator.
Sipas Policisë, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.